//
ju po lexoni...
Të tjerët

I sprovuar dhe i duruar Sali Berisha priti ditën e tij

berisha-vlore“Gjatë përvjetorit të 100 të Shqipërisë, kryeministri i saj i paoksidueshëm shpalosi flamurin e bashkimit kombëtar të shqiptarëve të Kosoves dhe Maqedonisë. Ai guxoi! Në moshen 68 vjeçare shefi i qeverisë së Tiranës Sali Berisha foli papritur për bashkimin kombëtar të shqiptarëve, njeriu që mposhti diktaturën e çmendur komuniste në fillim të viteve ’90, i rikthyer si kryeministër në vitin 2005 theu një tabu, kur tha se shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë, duhet të bashkohen me vëllezerit e tyre të Tiranës”.

Për “Le Figaro”, ky është pikërisht momenti që flamuri i Shqipërisë së madhe, dikur i valëvitur vetëm nga duar ekstremistësh, merr një tjetër dimension. Çfarë mund të ngjizë për këtë shkak siç shkruan prestigjozja franceze, frikë tek Serbia dhe Greqia.

“I sprovuar dhe i duruar Sali Berisha priti ditën e tij”!.

“Le Figaro” shkon më tej kur thotë se këto festime në një përvjetor të rëndësishëm i dhane rastin Sali Berishës të gdhendë staturën e tij historike duke përhapur mesazhe dhe simbole.

“Me ndihmën e BE, ne do të realizojmë projektin e bashkimit tonë kombëtar! U them fqinjëve të mos tremben nga bashkimi kombëtar i shqiptarëve”, citon” le Figaro kryeministrin shqiptar, por dukshëm i mëshon emocionit që shkaktoi në publik ky fjalim, ekzaltimit që prodhoi në turmën që i përgjigjej me thirrjet Shqipëria e Madhe.

Ideja e Shqipërisë së Madhe, për prestigjiozen franceze nuk është një ide që u ngjiz dhe përfundoi me mbylljen e festime për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërise. Le Figaro e mbyll shkrimin e saj duke theksuar se sa më shumë do të rritet intensiteti i fushatës zgjedhore në Tiranë, aq më fort do të valëvitet nga lideri i djathtë flamuri i Shqipërisë së madhe.

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Përditësime Twitter

Vendosni adresën tuaj të e-mailit

Bashkojuni 34 ndjekësve të tjerë

Këtë e pëlqejnë %d blogues: