//
ju po lexoni...
Të tjerët

Mbi karriget e atyre që hodhën themelet

sali berisha statujaSi per ironi te fatit, shqiptaret dhe sidomos Vlora heroike do te perjetoje nje tragjikomedi sa per 100 vite te njeheresh. Qeveritaret dhe qeverisesi i sotem begenisen me ne fund t’i qasen Vlores!

E jo per vizite as ajdi per Vloren e vlonjatet, jo, se ajo e percellon syte, por per nje mizanskene tragjikomike. Do te ulen mbi ato karriget qe u unjen ata burrat e Qeverise se Pare te  Shtetit te porsashpallur Shqiptar. Medemek nje sajdi, per ate ngjarjen e madhe dhe ata burrat e nderit te kombit, por ne fakt e kane si suare per veten e tyre, nga qe fati ua solli peshqesh, te jene pikerisht keta qe do te ulen ne po ato karrige. Eshte rasti per habine e madhe ane e mbane cepave me shqiptare.

Se te shofin shqiptaret Sali Berishen, nje kryekusar e qe i kerreu themelet unitetit te gjithe shqiptareve, themelet e te gjithe shtetit, qe gjeti, ulur mbi karrigen e atij qe hodhi themelet e shtetit dhe te mos patakset i madh e i vogel, nuk do te bente ndryshe vaki, veçse si terslleku i madh mbi fatin e kombit. Te shohin vlonjatet e gjithe kombi, gjithe keta fare ministrash, njeri me kusar se tjetri dhe te mos u bjeri, me e pakta zali dhe me e shumta pika, vetem kjo mizanskene ja u ben “dhurate” per 100 vitet me terslleqe.

Pse, duke pare edhe kete tragjikomedi te fundit te Salihut, ka me kush medyshje se ka mbetur gjende vend, per ta perjetuar, si feste 100 vjetorin?

I jepet rasti gjithkujt te beje krahasimin e cilitdo minister te sotem, me ata burra e asaj Qeverie.

Deklaratë për shtyp e Ministres së Integrimit dhe Zëdhënëses së Qeverisë,  Majlinda Bregu

Në datën 4 dhjetor 2012, në orën 10.00, qeveria shqiptare, nën drejtimin e kryeministrit  Berisha, do të mbajë mbledhjen e saj të radhës në qytetin e Vlorës, në nderim të këtij akti madhor në histori, të themeluesve të Pavarësisë shqiptare dhe të Kuvendit të Vlorës.

Në nderim të veprës së Ismail Qemalit e ministrave të qeverisë së parë shqiptare, pas kohës së Skënderbeut, në 4 dhjetor të javës tjetër do të jemi përsëri në Vlorë. (KM)

Burimi: Peshku pa Uje

Diskutim

Ende pa komente.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Përditësime Twitter

Vendosni adresën tuaj të e-mailit

Bashkojuni 34 ndjekësve të tjerë

Këtë e pëlqejnë %d blogues: